Macron urdhëron mbylljen e të gjitha shkollave dhe universiteteve në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka urdhëruar sot mbylljen e të gjitha shkollave dhe universitetëve në Francë.

Ai e përshkori përhapjen e virusit si “kriza më e madhe shëndetësore e Francës e njohur për një shekull”.

Ai paralajmroi gjithashtu se mund të detyrohet të mbyllë kufijtë e vendit, “nëse është e nevojshme, ne to të mbyllim kufijtë, por vetëm në bashkërendim me BE”, shkruan Ballkani.info.

Koronavirusi po përhapet në të gjitha vendet e botës, duke shkaktuar shumë viktima, Macron tha se “përkundër përpjekeve tona, virusi po përshpejtohet”.

Besohet se është hera e pare që i gjithë sistemi arsimor në Francë është mbyllur, si një emergjencë kombëtare. /Ballkani.info/