Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se ai nuk pret një fund të negociuar të luftës në Ukrainë në ditët apo javët në vijim.

Ai ka bërë të ditur t’i ketë thënë liderit rus se një armëpushim duhet të jetë para çdo dialogu real, por se Vladimir Putin ka refuzuar, duke i bërë bisedimet e tyre të rregullta “të vështira”.

“Unë nuk mendoj se në ditët dhe javët në vijim do të ketë një zgjidhje të vërtetë të negociuar,” tha Macron, raporton Sky News, përcjell Demokracia.com.

Ai tha se Putin po bën një “faj historik” me luftën e tij kundër “vëllezërve” ukrainas.

Macron theksoi nevojën për të respektuar njerëzit e të gjitha vendeve “dhe për të siguruar që asnjë vend dhe popull të mos poshtërohet”, transmeton Sky News.