Presidenti francez

​Macron: Një pushtim masiv tokësor i Gazës do të ishte një gabim

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se beson se Izraeli do të bënte një gabim me një pushtim masiv tokësor të Gazës. Paralajmërimi erdhi ndërsa Macron ishte në Kajro për bisedime me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i cili gjithashtu bëri thirrje që të shmangej një pushtim tokësor i territorit palestinez.

“Franca njeh të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Sa i përket ndërhyrjes tokësore, nëse ajo drejtohet tërësisht kundër grupeve terroriste, është një zgjedhje legjitime, por nëse është një operacion masiv që do të rrezikonte popullsinë civile, në atë rast mendoj se është do të ishte një gabim për Izraelin”, u tha Macron gazetarëve.

Ai shtoi se “do të ishte gjithashtu një gabim për Izraelin, sepse nuk ka gjasa të ofrojë mbrojtje afatgjatë dhe sepse është i papajtueshëm me mbrojtjen e popullsisë civile ose respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe rregullave të luftës”.

Macron tha se Franca do të dërgojë një anije detare për të ndihmuar spitalet e Gazës në 48 orët e ardhshme.