Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se është i shqetësuar me aksionet “e njëanshme” të Kosovës. Sipas tij, këto nuk përbëjnë sinjal të mirë drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Ai në konferencën e përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd, tha se Franca angazhohet maksimalisht për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Macroni të enjten ka thënë se Franca do të “përcjellë kushtet në të cilat jeton komuniteti serb në Kosovë”.

“Në këtë aspekt, jemi veçanërisht të përkushtuar në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: