Macron në Tiranë, refuzon t’u përgjigjet pyetjeve për Kosovën

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që po mbahet në Tiranë kanë arritur edhe dy udhëheqësit europianë, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron.

Kancelari gjerman nuk u ndal për deklaratë në media, veçse përshëndeti nikoqirin Edi Rama.

Ndërkaq, Macron para mediave ndërkombëtare u prononcua në frëngjisht, derisa për ato rajonale tha se është i lumtur që po merr pjesë në këtë samit meqë “miku im Rama më ka ftuar”.

Duke thënë se mban mot i mirë sot në Tiranë, Macron refuzoi të përgjigjet në disa pyetje që lidheshin me Kosovën.