Macron në Serbi hapur dhe qartë: S’ka kthim pas sa i përket Kosovës, duhet ta ndërroni Kushtetutën

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të hënën në Beograd se vizita e tij dyditëshe në Serbi synon hapjen e një faqeje të re në marrëdhëniet dypalëshe.

Presidenti Macron arriti të hënën pasdite në Beograd, duke shënuar kësisoj vizitën e parë të një presidenti francez në Serbi pas vitit 2001, kur atje kishte qëndruar ish presidenti, Jacque Chirac, transmeton Ballkani.info.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun serb, Aleksander Vuçiq, kreu i Elizesë deklaroi se, Franca së bashku me Gjermaninë janë të interesuara të mbështesin një zgjidhje afatgjatë dhe përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës pa ndikimin e fuqive jashtë kontinentit.

Ai tutje ka thënë se nuk ka kthim pas sa i përket pavarësisë së Kosovës.

“Ju e keni presidentit që ka guxim që të thotë se ajo që shkruan në Kushtetutën e Serbisë nuk është ajo se si e shohin partnerët në Evropë. Nuk ka zgjidhje magjik”, ka thënë ai. /Ballkani.info/

loading…