Emmanuel Macron

Macron: Mund të ketë dërgim të trupave perëndimore në Ukrainë

Dërgimi i trupave perëndimore në Ukrainë “nuk mund të përjashtohet”, ka thënë presidenti francez, Emmanuel Macron të hënën në Paris pasi priti liderët evropianë në një konferencë.

“Nuk kishte asnjë marrëveshje këtë mbrëmje për të dërguar zyrtarisht trupa në terren, por ne nuk mund të përjashtojmë asgjë”, u tha ai gazetarëve.

Konferenca e ndihmës për Ukrainën mblodhi përfaqësues të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, duke përfshirë 21 krerë shtetesh dhe qeverish, tha ai.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar që Rusia ta fitojë këtë luftë. Dhe e them këtë me vendosmëri, por edhe me një përulësi kolektive që duhet të kemi, duke reflektuar mbi dy vjetet e fundit”, ka thënë ai.

Macron njoftoi gjithashtu se do të krijohet një koalicion i ri për të furnizuar Ukrainën me “raketa dhe bomba” me rreze të mesme dhe të gjata.

Udhëheqësit e BE-së dhe përfaqësuesit e qeverisë “vendosën të rrisin anën e municioneve dhe të prodhojnë rezultate të prekshme shumë shpejt” në tetë koalicionet që tashmë ekzistojnë, tha ai.