Macron: Ka një shans për paqe në Ukrainë

Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi sot se ai beson se ka një shans për paqe në Ukrainë.

“Ka perspektiva për paqen, ajo do të vijë në një moment,” tha Macron në një konferencë në Romë që synonte gjetjen e mënyrave për të promovuar paqen në botë.

“Dhe në një moment të caktuar, duke pasur parasysh se si po zhvillohen gjërat dhe kur populli ukrainas dhe udhëheqësit e tyre do të vendosin për kushtet, një marrëveshje paqeje mund të arrihet me palën tjetër,” vuri në dukje Macron.

Franca ka theksuar vazhdimisht, që kur forcat ruse pushtuan Ukrainën më 24 shkurt, se është e rëndësishme që kanalet diplomatike perëndimore në Moskë të jenë të hapura.