Emmanuel Macron

Macron ia dërgon një letër Vuçiqit, ia përmend Kosovën

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë muaj në vazhdim.

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, në urimin e tij për Ditën e Shtetësisë dhe Kushtetutës, drejt Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë që ujdia finale Kosovë-Serbi të përmbyllet në muajt në vijim.

“Do të vazhdoj ta mbështes dialogun me Prishtinën të ndihmuar nga ndërmjetësimi evropian, me qëllim që të përmbyllet marrëveshja e gjithanshme dhe përfundimtare e normalizimit të marrëdhënieve. Shpreh dëshirën që sukseset, në këtë drejtim, të ndodhin në muajt në vijim”, shkruhet në letrën e Macronit.

Sipas një komunikate për media, Franca dëshiron të vendos perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor gjatë presidencës së saj në unionin evropian, në mënyrë që rajonin ta kthejë në “zonë paqe dhe prosperiteti”.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën për Serbinë është parakushti i vendosur nga BE për anëtarësimin në unionin evropian.