Macron emëron kryeministrin e ri të Francës pas dorëheqjes së Edouard Philippe

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar kryeministrin e ri të shtetit, raporton BBC.

Formimi i qeverisë i është besuar zëvendës-shefit të administratës së presidentit francez Jean Castex, kjo pasi kryeministri francez Edouard Philippe ka dhënë dorëheqje.

Jean Castex i cili në qershor mbushi 55 vjet, ishte në qendër të vëmendjes së analistëve gjatë pranverës, kur Macron e angazhoi për lirimin e masave mbrojtëse nga koronavirusi.

Gjithashtu ka qenë i ngarkuar si komisar për Lojëra Olimpike, që do të duhej të mbaheshin më 2024 në Paris.

Para kësaj ka qenë kryetar i qyteti Prad në jug të Francës.