“Ne nuk jemi në luftë me Rusinë”. Kështu është deklaruar Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një fjalim drejtuar kombit të mërkurën e dy marsit.

Ai ka thënë se lufta kundër Ukrainës kishte krijuar një “çarje” në Evropë, raporton CNN.

Macron shtoi se i kushton rëndësi mbajtjes së kontakteve si me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky ashtu edhe me presidentin rus Vladimir Putin.

Udhëheqësi francez tha se ai kishte mbajtur kontakte me Putinin në përpjekje për ta “bindur atë të heqë armët” dhe gjithashtu për të parandaluar “zgjerimin e konfliktit”.