Presidenti amerikan, Donald Trump ka arritur mbrëmë në Paris, kurse kolegu i tij francez, Emanuel Macron bëri përpjekje që të tregojë se marrëdheniet ndërmjet tyre janë “ende të gjalla”.
Megjithatë, gjuha e trupit të të dy presidentëve tregon krejtësisht tjetër gjë.
Trump më të arritur mbrëmë në Paris, ku do të merr pjesë në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Tëitter postoi një paralajmërim të fuqishëm kundër Macronit, duke thënë se propozimi i francezit për ushtrinë evropiane është shumë lëndues, transmeton Ballkani.info.
Të dy presidentët u takuan sot, dhe megjithë faktin se Macron bëri maksimalisht përpjekje që me kontakt fizik të tregojë që ndërmjet tyre gjithçka është në rregull, Trumpi tregoi tjetër gjë.
Në xhirimet e publikuara shihet se si Trumpi vepron i ftohtë. Ai nuk ia kthen buzëqeshjen presidentit francez dhe nga shtrengimi i duarve nuk pati asgjë. /Ballkani.info/
https://www.youtube.com/watch?v=LVoM-l5jYhI







