MABETEX-i i Pacollit e ndërton terminalin ajror qindra milionësh në kryeqytetin e Uzbekistanit

Mabetex-i, kompani zvicerane, është duke ndërtuar një nga terminalet e aeroportit të aviacionit civil (delegacioneve zyrtare) në Tashkent.

Ndërtimi i terminalit të dytë të aeroportit të ri të aviacionit (biznes dhe pasagjerët tjerë) në Tashken po ashtu do të ndertohet nga kompania zvicerane. Kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrise se Transportit dhe Hekurudhave në Qeverinë e Uzbekistanit

Kjo kontrate që parashef projektimin dhe ndërtimin e Terminalit 2 u nënshkrua pardje në kryeqytet midis Ministrisë së Transportit dhe Hekurudhave të Uzbekistanit dhe Firmes së mirënjohur B & A Contractors S. A. dhe IT Engineering S. A., të cilat janë pjesë te Grupit global Mabetex.

Aeroporti i ri po ndërtohet mbi hapësiren e aeroportit Tashkent-Vostochny, ku ishte i koncentruar aviacioni ushtarak, shkruan Ballkani.info.

Terminali i parë është i dizajnuar për takime të krerëve të shteteve, zyrtarëve dhe delegacioneve zyrtare, kurse Terminali i dytë është paraparë të ndertohet për t’u shërbyer përfaqësuesve të biznesit dhe pasagjerëve të tjerë, ashtu siç ishte raportuar më parë.

Terminali i ngarkesës (kargos) do të funksionojë gjithashtu në kompleksin e ri aeroportial te Tashkentit.

Kontrata kap shumë e disa qindra miliona dollarë dhe do të përfundojë brenda tri viteve.

Mabetex është kompania e miliarderit kosovar dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli. Selia kryesore e Mabetex është në Zvicër. /Ballkani.info/

Këtu mund ta gjeni shkrimin e gazetës së Uzbekistanit

loading…