Maas: Gjermania, për rinisje të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Maas, deklaroi sot se Gjermania angazhohet për një rinisje të shpejtë të negociatave midis Beogradit dhe Prishtinës, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të lejonte pranimin në BE.

Maas përsëriti qëndrimin e Berlinit zyrtar se shkëmbimi i territoreve ose ndryshimi i kufijve nuk do t’i kontribuonte stabilitetit të rajonit.

I pyetur se si i sheh “alternativa për integrimin në BE”, siç është minishëngeni, Maasi tha se Gjermania nuk sheh asnjë alternative për procesin e pranimit.

Ai, gjithashtu tha se ishte më se e qartë për Gjermaninë që vendet e Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës.

“E ardhmja e tyre duhet të jetë brenda Bashkimit Evropian”, porositi diplomati gjerman.

loading…