“Ma reper se ti është Lori” çfarë ka ndodhur në mes Capital-T dhe Mozzik?!

Capital-T para disa ditësh ka qenë i ftuar në emisionin “ Gjoni Black”.

Në freestyle ai ka thënë një fjali që ka bërë lëmsh të gjithë, “Ma reper se ti është Lori” kjo bëri që të gjithë të dyshonin që në mes Capital-T dhe Mozzik ka ndodhur diçka.

Ne fakt këta të fundit asnjëherë nuk kanë deklaruar se nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin, por siç duket kohët e fundit paska ndodhur ndonjë mosmarrëveshje.

Ndërkaq Mozzik nuk ka reaguar sa i përket kësaj por diçka që ka marë vëmendjen e të gjithëve është një postim në Instastory të Mozzik ku shkruan “Hustle baby Hustle”, kjo nga fansat është marë si një kundër përgjigje ndaj Capital-T.

Mirëpo edhe Loredana nuk e ka lënë me kaq, ajo ka hequr nga lista e personave që ndjek në Instagram reperin Capital-T, ndërkaq ky i fundit nuk është duke e ndjekur më Mozzik në llogarinë e tij në Instagram.