“Ma keni mshel derën e shpisë”, motra e të ndjerit Valon Sadiku me mesazh të dhimbshëm në marsh

Shoqëria civile dhe qytetarët mitrovicas kanë mbajtur sot marshin protestues “Stop vrasjeve, ne jemi Alberti”.

Kjo protestë kishte për qëllim reagimin ndaj vrasjeve të fundit që kanë ndodhur në qytetin e Mitrovicës.

Pjesmarrëse në këtë marsh ishte edhe motra e Valon Sadikut, i cili u vra para 5 viteve në Mitrovicë.

Ajo ka mbajtur në duar një pankartë me një mbishkrim tejet të dhimbshëm ku thuhej: “Ma keni mshel derën e shpisë”.

Në këtë marsh protestues u thirren edhe emrat e të vrarëve tjerë, si Ermal Kamberaj, Mehmet Kurti, Valon Sadiku etj, ndërsa në emër të familjarëve , fjalën e mori axha i Albert Mujës, i cili bëri thirrje që kjo të jetë vrasja e fundit