Sot në “Prime” u diskutua për afërsinë mes Azemit dhe Lindës, si dhe deklaratës së kësaj të fundit se Azemi “ia ka gjuajt”.
Por, Linda tha se nuk ka asgjë mes tyre.
“Unë i kam të gjithë xhan përfshi edhe Azemin. Jam këtu për çmimin e madh. Nuk besoj që Azemi ka një pëlqim për mu. Ai ka thënë kena me dal çift prej këtu, tha Linda.
Ndërsa edhe Azemi ka mohuar se ka pëlqim për të.
“Nuk kam hi më ia gjujt kurrkujt, nuk po më pëlqen me përdor fjalën “gjujt“. Ne kemi bërë shaka.







