M. Night Shyamalan në përgatitje të dy trilerëve të rinj

M. Night Shyamalan dhe studioja Universal deri më tani e kanë pasur një bashkëpunim shumë të suksesshëm, kështu që nuk është për t’u habitur që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe me dy trilerë të rinj.

“The Visit”, “Split” dhe “Glass” ishin hite të mëdha për Universal, të cilët Shyamalan i financoi në mënyrë të pavarur dhe që të tre kushtuan vetëm 35 milionë dollarë, ndërsa të gjithë së bashku i inkasuan 625 milionë dollarë në mbarë botën. Po kështu do të financohen edhe dy filmat e ardhshëm.

“M. Night Shyamalan po vazhdon të krijojë ngjarje emocionuese dhe origjinale, të cilat do t’i mbajnë shikuesit pezull deri në fund. Nuk ekziston askush si ai. Ai është një filmbërës i zgjuar dhe ne jemi të nderuar që përsëri e zgjodhi studion Universal si shtëpi për dy projektet e tij të reja të mahnitshme”, tha presidenti i Universal, Pictures, Peter Cramer, në një deklaratë zyrtare.

Shyamalan si arsye për zgjedhjen e sërishme të së njëjtës studio ceku se i pëlqen që i publikojnë filmat origjinalë dhe se mendon se janë më të mirët për gjetjen e publikut për tregime të reja dhe të pazakonta: “Besoj se filmat origjinalë janë të rëndësishëm për jetëgjatësinë e përvojës kinematografike. Mezi po pres të punoj përsëri me ta dhe të sjell tregime të reja në ekranin e madh”.

Së shpejti na pret seria S”ervant:”, një triler psikologjik gjysmorësh me 10 episode, produksionin e të cilit e bën M. Night Shyamalan, ndërkohë që e bëri edhe regjinë e dy episodeve, ku njëra prej tyre është pilot. Serinë e presim në shërbimin streaming Apple TV+, ndërsa detajet e ngjarjes po mbahen të fshehura. Sa u përket filmave të sipërpërmendur, tani për tani trilerët e patitulluar në kinema i presim më 26 shkurt 2021 dhe 17 shkurt 2023.

loading…