LVV-ja për grevën në shëndetësi: Qytetarët tanë i vuajnë pasojat

Nënkryetarja e VV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka ftuar ministrin e Financave të deklarojë publikisht kur do t’i marrin mjetet për zbatimin e Ligjit për Paga.

Kirurgët e spitaleve publike në Kosovë janë në grevë me javë të tëra.

Kështu Lëvizja Vetëvendosje mendon se kjo grevë ka krijuar situatë të pavolitshme sidomos për qytetarët.

“Ftoj në emër të Qeverisë, ministrin e Financave që të del në seancë dhe para publikut të deklarojë ku do ti merr mjetet për zbatimin e Ligjit për Paga sepse këto mjete nuk i kanë parapa në Projektligjin për paga”

“Ky është një mashtrim i radhës që i ka nxitur kirurgët të cilët sot janë në grevë dhe kjo ka krijuar situatë të pavolitshme për qytetarët e Kosovës”, tha ajo gjatë konferencës për media.

Mulhaxha-Kollçaku tregon se grevës ju kanë bashkangjitur edhe disa mjekë të tjerë.

“Greva e kirurgëve po vazhdon sipas informatave tona sot janë mbi 200 mjekë, atyre sot iu është bashkuar edhe Ortopedia si dhe institutet para klinike si dhe spitali i Ferizajt.

“Kjo grevë po përshkallëzohet dhe obligimi ynë si deputetët të Republikës së Kosovës është që të brengosemi për qytetarët tonë dhe pasojat e kësaj greve i vuajnë të sëmurët”, ka thënë Kollçaku në një konferencë për medie.