Luuk de Jong prezantohet te Barcelona

Luuk de Jong është prezantuar të enjten gjatë ditës si lojtar i Barcelonës. Sulmuesi holandez, që u huazua nga skuadra e Sevillas, është lojtari i fundit që e ka përforcuar skuadrën e Barcelonës. De Jong ishte përforcimi i gjashtë i Barcelonës gjatë verës. Te kjo skuadër u zyrtarizuan edhe Sergio Aguero, Memphis Depay, Eric Garcia, Demir, dhe Emerson, i cili më pas u transferua te Tottenhami.

“Është kënaqësi që jam këtu dhe shpresoj të kem një sezon të mirë e të luftoj për të shkruar historinë. Dua t’i fitoj të gjitha titujt”, ka thënë fillimisht sulmuesi holandez. “Është e rëndësishme sepse kam arritur te klubi më i mirë në botë. E kam fituar Ligën e Evropës por të luash për Barçën është ëndërr që bëhet realitet dhe shpresoj të kaloj sa më mirë këtu”, theksoi ai. 31-vjeçari do ta mbaj veshur fanellën me numrin 17-t.