“Lutuni për mua” – videoja rrëqethëse e vajzës afgane në Youtube, pak para se të vritej

Najma Sadaqei, një YouTubere 20-vjeçare afgane e cila dokumentonte jetën e përditshme në Kabul, ndau një mesazh lamtumirës zemërthyer vetëm disa ditë para se të vritej në një sulm terrorist në aeroport, ku ndodhej bashkë me vëllain dhe kushëririn e saj, raporton CNN, transmeton në shqip Reporteri.net.

Asaj i pëlqente të bënte video kur gatuante dhe dëgjonte muzikë ose eksploronte rrugët e kryeqytetit, por katër ditë pasi talibanët erdhën në pushtet, ajo regjistroi një video në dhomën e saj të gjumit në të cilën u tha lamtumirë shokëve të saj me lot.

“Ne të gjithë jemi në shtëpi, nuk kemi mundësi të dalim jashtë, të punojmë apo të studiojmë. Pavarësisht se thonë se nuk kanë asnjë problem me ne gratë, ne nuk u besojmë talebanëve për shkak të së kaluarës së tyre. Jeta në Kabul është bërë shumë e vështirë, veçanërisht për ata që dikur ishin të lirë dhe të lumtur. Uroj që kjo të ishte vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe që një ditë të zgjoheshim. Por e di që kjo nuk është e mundur dhe se është tepër vonë për ne”, shtoi ajo.

Najma pranoi se kishte frikë të shëtiste në rrugët e Kabulit që kur mbërritën talebanët, dhe u kërkoi shokëve të saj të luteshin për të.

Ajo shkoi në aeroport me vëllain dhe kushëririn e saj atë ditë fatale për të hipur në fluturimin e saj , por, për fat të keq, kurrë nuk mbërriti atje. Ajo u vra në një sulm vetëvrasës të enjten e kaluar, së bashku me 170 afganë të tjerë.

Ajo studioi gazetari në Kabul dhe ishte në vitin e fundit të studimeve, dhe kohët e fundit iu bashkua kanalit Afganistan Insider, i cili ka më shumë se 24 milion shikime në YouTube.