Video

Lutjet e Mëngjesit Evropian për herë të parë edhe në gjuhën shqipe 

Lutjet e Mëngjesit Evropian është mbajtur në ambiente të Parlamentit Evropian, të organizuar nga eurodeputetët.

Këtë herë në përvjetorin e 26-të, për herë të parë lutjet janë bërë edhe në gjuhën shqipe.

Ato i ka lexuar në shqip prifti Kastriot Gjoni, krahas gjuhës tjetër, transmeton Klankosova.tv.

Kjo ngjarje mbahet çdo vit në Bruksel të Belgjikës, me vendet e Bashkimit Evropian.