Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Nevzad Luftiu, për nder të 28 Nëntorit, e ka vendosur në ndërtesën e këtij institucioni flamurin kombëtar.
Ndërtesa e cila gjendet në qytetin e Bujanocit, është rinovuar së fundmi dhe ka elemente kuq dhe zi, si dhe në murin e saj është gravuar poezia “Gjuha Jonë”, e të madhit Naim Frashëri.
Theksojmë se çdo herë kur në objektin e Këshillit Kombëtar Shqiptar është vendosur flamuri kombëtar me rastin e 28 Nëntorit, autoritetet serbe kanë gjobitur edhe kryetarët, por edhe institucionin.







