Lutfi Haziri tregon nëse do të jetë kandidat për president

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka mohuar se do t’ia mësyjë postit të presidentit. Në një intervistë për Frontal, Haziri është shprehur i prerë për këtë çështje.

“Jo nuk do të jem”, ka thënë Haziri.

Ndër të tjera Haziri ka thënë se edhe në gusht kur po mbaheshin zgjedhjet e brendshme të LDK’së i ishte lakuar emri për kryetar partie, dhe tash po lakohen emra të ndryshëm.

Sipas tij një gjë e tillë ka filluar të bëhet e mërzitshme.

“Në gusht mu lakua emri për kryetar të LDK’së. Tashmë po bëhet e mërzitshme kjo punë”, ka shtuar ndër të tjera Haziri.