Lutfi Haziri si Ramush Haradinaj: Albin Kurti është manipulues

Nënkryetari i LDK-së dhe drejtuesi i fushatës zgjedhore të kësaj partie, Lutfi Haziri ka thënë se akuzat e liderit të VV-së, Albin Kurti kundër tij, tregojnë se ai është manipulativ dhe se sulmet ndaj tij i ka për të fshehur nga humbja e zgjedhjeve.

“Sulmet ndaj meje dhe ndaj Agim Veliut janë manipulative, këto që i bënë Kurti është problematike, sepse Agim Veliu ka qenë i plagosur menjëherë pas luftës, prandaj kjo tendencë më na lidhë me PDK-së është dashakeqe”, ka thënë Haziri në t7, transmeton Ballkani.info.

“Sjellja e Albin Kurtit është manipulative dhe sulmet e tij ndaj meje janë tendencë duke u fshehur pas lisit të madh për t’i fituar zgjedhjet. Kemi me i sosë, siç ka thënë Isa Mustafa”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, me këto sulme VV-ja dhe Kurti s’munden t’ia heqin Vjosa Osmanit shtyllat kryesore të elektoratit siç është Llapi, Gjilani dhe tërë Anamorava.

“Egoja e liderit dhe e mashkullit nuk e lanë Albin Kurtin me u rreshtu pas Vjosës”, ka thënë Haziri.

Të kujtojmë se Kurtin mashtrues sonte e ka quajtur edhe lideri i AAK-së, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“E për Albnin është mashtrim… ai për një kohë të gjatë është mundu me na bindë që s’jem Kosovë, që s’ekziston kombëtarja… që s’bon me qitë qeta qe (kravatën). Është mirë me ia sqaru ndonjëherë popullit tënd se sa është dallimi në evoluim dhe pse ndodh evoluimi”, ka thënë kryeminsitri në detyrë. /Ballkani.info/

loading…