Lutfi Haziri ‘propozohet’ për president

Në vlugun e diskutimeve për pozitën e presidentit që do të zëvendësojë Hashim Thaçin, tash kur LDK e VV po ndajnë pozitat, Lutfi Haziri është ‘propozuar’ si president i ardhshëm.

Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, së bashku  me nënkryetarin e LDK’së Lutfi Hazirin, derisa, ka shkruar se është me presidentin e ardhshëm të Kosovës.