Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur edhe njëherë lidhur me debatin e dikurshëm me Vjosa Osmanin, në të cilin e kishte quajtur ”Nuse e Preshevës”.
Haziri në Info Magazinën e Klan Kosovës, e pranoi se debatin e kishte shkaktuar vet por deklarata ishte keqkuptuar.
”[Vjosa] Nuk është nuse e Preshevës, është e Gjilanit. Atë debat e kam shkaktuar unë pa qëllim të keq, është keqkuptuar dhe e kam sqaruar drejt. Nuk është bërë paqëllim por nuk është bërë me të keq”.
”Pa fjalë, pa deklarata, me veprim konkret, unë personalisht me mbështetje politike, kam dëshmuar se në këtë raport s’ka pasur asgjë me Vjosën”.
Një vit më parë Lutfi Haziri, e kishte kritikuar bashkëpartiaken e tij, Vjosa Osmanin, në lidhje me çështjen e korrigjimit të kufijve sa i përket Luginës së Preshevës.







