Lutfi Haziri merr çmimin Global të Paqes “Nelson Mandela”

Akademia Universale e Paqes Globale e OKB-së e ka nderuar me çmimin “Nelson Mandela”, kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.

“Jam i nderuar që Akademia Universale e Paqes Globale e OKB’së, më ka nderuar me çmimin Nelson Mandela, me motivacionin për promovimin e paqes në Gjilan dhe Kosovë. Jemi qyteti që e promovon tolerancën e dialogun ndërfetar dhe ndëretnik dhe për neve diversiteti është vlerë. Faleminderit për vlerësimin të deleguarit të këtij institucioni, z. Madhu Krishan dhe Dr. Shefki Hysa, guvernator i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet!”, ka shkruar Haziri.