I dyti i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se mbajtja e zgjedhjeve në këtë kohë është tepër luksoze.

“Duke pasur parasysh mos realizimin e rekomandimeve të BE-së për sistemin zgjedhor, duke pasur parasysh pandeminë, duke pasur parasysh gjendjen sociale që është duke rënduar në kohë pandemie. Efekti i pandemisë në ekonomi, kosto buxhetore të zgjedhjeve, është tepër luksoze me kërkuar, me dalë njerëzit në zgjedhje të një lideri apo partie politike”, thotë ai.

Në linjë të njëjtë me Hazirin u shpreh edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, partitë e të cilëve po mëtojnë të formojnë qeverinë e ardhshme. Gjini thotë për KosovaPerss, se ky kuvend duhet të qojnë mandatin deri në fund.

“Se kur mund të mbahen zgjedhjet është diçka për të cilën kishim me bisedu, nëse ishim në situata tjera. Në rrethana normale edhe duhet të vendosim se kur e shpërbëjmë kuvendin dhe se kur po i mbajmë zgjedhjet. Tani zgjedhjet munden me ardh me automatizëm ose munden me ndodhë me ndonjë shpërndarje të kuvendit, mirëpo nuk mundem me e ditë unë, kuvendit duhet me e qu mandatin deri në fund të paktën një herë”, deklaron ai.