Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka zbardhur një fakt tronditës historik, kur në vitin 2015, Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar t’ia jap votat Adem Demaçit për president.

“Albin Kurti nuk ka pranuar që Adem Demaçi të jetë president i Kosovës në vitin 2015”, ka thënë Lutfi Haziri, transmeton Ballkani.info.

Ai në emisionin DPT Te Fidani, ka theksuar se aso kohe LDK-ja dhe PDK-ja ia kanë jap votën dhe ia kemi mbledh votat Demaçit për president.

“Dhe i kemi thënë baci Adem në këtë fazë i duhesh Kosovës, por edhe si një shenjë falendërimi nga 2 milionë njerëz për rezistencën që e keni bërë. Dhe kur ka shkuar ua ka kërkuar votat Vetëvendosjes, i kanë thënë në mënyrën më të ftoftë dhe më mizore të mundshme jo nuk ta japim votën për president, sepse ata që të kanë propozuar kanë qëllim. Mirëpo ne kurrfarë qëllimi politik nuk kemi pasur”, ka thënë Haziri. /Ballkani.info/

@ballkani.info

“Kurti nuk e ka mbështetur Adem Demaçin për president… ka dëshmitarë të gjallë” – Haziri zbardhë detaje ekskluzive!

♬ original sound – Ballkani.info