Kandidati për kryetar të LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar se bagazhi politik nuk duhet parë si defekt, përkundrazi sipas tij, duhet parë si përparësi.
Haziri ka theksuar se kurrë nuk mund të prodhohet njeriu i ri dhe nje LDK e re.
Sipas tij, përdorimi i termit i konsumuar politik po bëhet që të krijohen një ambient që të favorizohen kandidatët tjerë.
”Për herë të parë në Kosovë ka fituar e majta. Ne e dimë se diçka ka ndodhur në vendin tonë”, tha ai në kanal10.
Ai tha se vota e zgjedhjeve të 14 shkurtit, është një pakënaqësi e shprehur.
”Kuvendi zgjedhor i së dielës do të jetë një Kuvend solemn”, tha Haziri.
Sipas Hazirit, e diela është dita e rikthimit të madh të LDK-së.







