Gjilan

Lutfi Haziri: Kundërmimi tashmë po mbetet veç si një ëndërr e keqe

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se problemit më madhor në Gjilan po i vjen fundi.

“Kundërmimi tashmë po mbetet veç si një ëndërr e keqe. Jemi në fazën zhvillimore të ndërtimit të lumit Mirusha, në pjesën ku fillon lagjja “Dardania” e deri në rrugën qarkore. Pasi janë ndërtuar gypat për ujërat e zeza, në fazën e dytë do të rregullohet shëtitora, ku do të integrohen gypat e ujërave atmosferik, ndriçimi, trotuaret dhe elementet tjera përcjellëse”, ka thënë Haziri. /Ballkani.info/