Lutfi Haziri kundër Albin Kurtit: Koha që të hiqet taksa, reciprociteti në ecje e sipër…

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se tani është koha e heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake që u vendos në Qeverinë Haradinaj.

Ai tha se tani është koha për vendime të rënda, por që janë të domosdoshme.

“Vendimet e vështira e bëjnë një lider të suksesshëm. Jo gjithmonë, janë vendime popullore për të tashmen, por të domosdoshme për të ardhmen.

Koha për vendime të rënda, por të domosdoshme. Koha me e largu tarifën. Vlerësimet për reciprocitet bëhen në ecje e sipër!”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Të kujtojmë se Kurti ka thënë se reciprociteti duhet të vendoset fillimisht e më pas të hiqet taksa. Pra, kjo tregon që partnerët e koalicionit qeverisës LVV-LDK, kanë qëndrime të kundërta. /Ballkani.info/