Lutfi Haziri jep mendimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë në emisionin N’Konak se cështja e gjendjes së jashtëzakonshme është politizuar.

Haziri në një intervistë ekskluzive ai ka thënë se deri më tani situata është duke u menaxhuar mire.

“Kjo është politizuar. Deri më tash është menaxhuar situata. Ndoshta është dashtë me e shpallë ma herët por na duhet me vazhdu me e menaxhu situatën dhe jo me e politizu atë. Jemi ende me emergjencë të shëndetit dhe po e përballojmë situatën”, ka thënë Haziri.

Ai u bën apel qytetarëve që të mos dalin në parqe dhe të rrinë në shtëpi.

“Pikniqet duhet të lihen anash, njerëzit duhet me u vetizolu. Nuk është zgjidhje të dalësh në ambiente të hapura. Asnjëherë nuk mund ta dini se kush është bartës i koronavirusit. Toleranca duhet të jetë zero duhet të qëndroni në shtëpi”, ka thënë ai.

Haziri po ashtu ka komentuar gjendjen e tanishme në politikë dhe opsionin e rrëzimit të Qeverisë.

“Kryesia e Kuvendit mblidhet ata duhet me e vendos dinamikën e vazhdimit të situatës. Fatin e kësaj qeverie e kanë në dorë Kuvendi dhe deputetët. Ata mund të sjellin një vendim të duhur apo jo të duhur për këtë situatë. Kosovës i duhet një qeveri e unitetit me një menaxhim të sukssesshëm të situatës së emergjencës edhe atë shëndetësor por edhe atë politik”, ka thënë nënkryetari i LDK-së.

E sipas tij zgjedhjet nuk janë zgjidhje për këtë situatë.

“Zgjedhjet janë nonsens, qyetarët nuk dalin me votu në këtë situatë por prapë edhe nëse do të dilnin zgjedhjet nuk janë zgjidhje”, thotë Haziri

Ai po ashtu ka shtuar se nuk e ka besuar që do të shkarkohej Agim Veliu.

“Vendimi i njëanshëm i Kurtit për mua mbetet befasi”, ka thënë Haziri.