Kryetari aktual i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot feston ditëlindjen e 52-të. Bashkëshortja e tij, Mika Haziri, e ka uruar me një këngë live në T7

Mika ka qenë  e ftuar në emisionin e mëngjesit, #Gjesi në T7, ku ka folur për këngën e saj të fundit, të cilën e ka lansuar pikërisht për ditëlindjen e bashkëshortit.

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj i kishte kërkuar që moti të ia dedikojë një këngë.

Këtë këngë, Mika e ka kënduar edhe live në emisionin #Gjesi.

Ndiqeni intervistën e saj të plotë: