Lutfi Haziri: Dy nga të aksidentuarit janë në gjendje serioze, ishte aksident i tmerrshëm

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka dhënë një deklaratë publike lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi në këtë qytet.

”Sot ka ndodhur një aksident tragjik zinxhiror”.

”Dyshimet e para, një kamion nga komuna e Prishtinës ka dështuar me frenimin dhe ka shkaktuar aksidentin tragjik”.

”Dy persona aktualisht gjenden në gjendje të rëndë si pasojë e aksidentit”, ka thënë ai.