Lutfi Haziri demanton portalin e afërt më të, as ai nuk i bashkohet Vjosa Osmanit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri e ka ‘demantuar’ portalin që është i afërt më të, i cili më herët raportoi se ai do t’i bashkohet Vjosa Osmanit në projektin e ri politik.

“#LDK bashke!Beso!”, është shprehur shkurt Haziri në llogarinë e tij në Facebook.

Me këtë ai ka mohuar se do t’i shkojë pas Vjosa Osmanit, shkruan Ballkani.info.

Në vazhdën e shumë emrave të përmendur sot që do të mund të ishin pjesë e partisë/nismës së Osmanit, tashmë vetëm njëri e ka konfirmuar bashkimin me të, është deputeti Haxhi Avdyli.

Të gjithë të tjerët kanë dalë kundër raportimeve se do t’i bashkohen Osmanit. /Ballkani.info/