Lutfi Bilalli i bashkohet PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, ka njoftuar se Lutfi Bilalli i është bashkuar kësaj partie.

Përmes një postimi në Facebook, PDK-ja ka njoftuar se Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare, përcjell Ballkani.info

“Programit të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe Lutfi Bilalli. Kryetari dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj e mirëpriti atë dhe i uroi mirëseardhje në familjen e madhe të PDK-së!Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe vitit 2017, ai ishte kandidat për kryetar komune për qytetin e Vushtrrisë. Ka magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe tani ndjek doktoratën në një universitet ndërkombëtar. Bilalli do të jetë një nga zërat më të fuqishëm të zhvillimit e përparimit të vendit”

Postimi i plotë: