Lushtaku: UÇK-ja do të rrojë përjetë, sa dielli të bie mbi këtë dhe

Sami Lushtaku, i ka reaguar zv/kryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se hapja e arkivave të UÇK-së në këmbim të hapjes së atyre të Serbisë është në favor të Kosovës.

Lushtaku në një postim në Facebook ka publikuar flamurin e UÇK-së të cilit i ka vendosur edhe një mbishkrim.

“Këto tri shkronja do rrojnë përjetë, sa dielli të bie mbi këtë dhe”, ka shkruar Lushtaku.