Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se udhëzimi i padrejtë administrativ i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, duhet të shfuqizohet dhe t’ju mundësohet e drejta për arsimim vajzave me mbulesë si e drejtë themelore e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
“Këtë çështje e kam ngritur që moti si brenda forumeve partiake po ashtu edhe në instanca tjera. Ky ndalim duhet të merr fund sepse cenon barazinë, të drejtën për lirinë e mendimit, botëkuptimit dhe fesë. Unë, si deputet i Republikës së Kosovës do të mbështes fuqishëm dhe pa rezervë vajzat që bartin mbulesë deri në realizimin e të drejtës së tyre për arsimim”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/







