Lushtaku thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Deputeti i Partisë Demokratike, Mërgim Lushtaku,sot i bëri thirrje jo vetëm veteranëve të UÇK-së, por të gjithë qytetarëve të Kosovës t’i përgjigjen thirrjes për protestën e nesërme.

“Shpresoj që jo vetëm veteranët e luftës, por çdo qytetarë që e dëshiron të mirën e këtij vendi dhe dëshiron me jetu në Kosovë e ka obligim moral që të dal dhe të protestojë kundër koordinimit me Radojçiqin dhe argatëve të tij. Argatët e tij definitivsht janë Albin Kurti, Mimoza Kusari-Lila, Besnik Bislimi dhe gjithë kompania e tyre”, shprehet Lushtaku.

Tutje Lushtaku tha se koordinimi i Kurtit me kriminelët serbë është fyerje për qytetarët e vendit.

“Kjo është një iniciativë shumë e mirë sepse nuk e di kush e ka bërë këtë organizim të protestës më të dëgjuar këto skandale, këto politika ndër tavolina sigurisht që çdo qytetarë ndjehet i fyer pavarësisht bindjes partiake që e ka. Dhe përdhosja e institucionit të Kuvendit të Kosovës për me i akomodu kërkesat e një krimineli të ndjekur ndërkombëtarisht sigurisht që është fyerje për qytetarët e Republikës së Kosovës. Dhe në këtë drejtim po e shohim se si ka rënë maska e fundit Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes”, tha Lushtaku.