Lushtaku: Ta mushi një kerr me rrena të VV-së dhe Albin Kurtit

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka thënë se Vetëvendosje është rritur duke ngritur kauza të rrejshme.

“Ta mushi një kerr me rrena të VV-së. Albin Kurti dhe VV-ja kanë rrejt për bashkimin kombëtar. Si erdhën në pushtet e hoqën bashkimin kombëtar, flamurin… e unë flamurin kombëtar e mbaj për vete, e jo për kauza të rrejshme”, ka thënë Lushtaku në Kallxo, transmeton Ballkani.info.

Sipas tij, asnjë kauzë VV-ja dhe Albin Kurti nuk e kanë përmbushur.

“Si erdh në pushtet, Kurti i pranoi testet nga Serbia. Ai vazhdimisht i ka gjuajtur me patlixhana e kastraveca, kishe produkte të Serbisë”, ka thënë Lushtaku. /Ballkani.info/