Qeveria e Kosovës

Lushtaku: Qeveria i ka shti veshët në lesh, s’i dëgjon kërkesat dhe problemet e qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka folur për mungesën e pozitës në seancën e Kuvendit.

Ai gjithashtu është shprehur se Qeveria sikurse nuk është në sallë, ashtu nuk i dëgjon as kërkesat e qytetarëve, përcjell Klankosova.tv.

“Qeveria siç nuk është këtu për të dëgjuar shqetësimet e përfaqësuesve të popullit nga opozita, ashtu i ka shti veshët në lesh edhe për kërkesat dhe problemet e qytetarëve të cilat nuk i dëgjon”, është shprehur Lushtaku.