Lushtaku për deklaratat e Blerim Latifit: Nuk është mirë me qenë bukëpërmbysës

Zyrtari i PDK-së, Sami Lushtaku ka folur për analistin Blerim Latifi, i cili pas zgjedhjes së Memli Krasniqit si kryetar i PDK-së, tha se kryetari joformal i kësaj partie është kryetari i degës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Latifi e ka një inati, pasi nuk i ka fituar votat për deputetë, sa ishte kandidat i kësaj partie në zgjedhjet e 2019-së.

Ai madje i tha se ‘nuk është mirë me qenë bukëpërmbysës’.

“Blerimi e ka njëfarë inati, nuk e kuptoj hala,. Ke kandidat për deputet edhe nuk mur vota. Ata që hupin gjithmonë e gjejnë njëfarë arsyetimi. Nuk është e vërtet, nuk ia kanë vjedh votat kërkush. Ai nuk ka dalë asnjëherë në terren.  Për me marrë vota duhet me qenë më aktiv. Tash me qenë Latifi në garë, ai kish mujt me marrë vota, pasi për çdo ditë tash del nëpër mjetet e informimit”, tha Latifi.

Ai thotë se i kanë bërë përshtypje deklaratat e tij të paqëndrueshme, raporton Gazeta Express.

“Më kanë bo përshtypje deklaratat e tij të paqëndrueshme…Por, ai ka qenë njëri prej atyre që ka punu gjatë edhe me Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin. Nuk është mirë me qenë bukëpërmbysës…Ai në Skenderaj nuk vjen kurrë, ai nuk e njeh Skenderajn. Nuk e ka fitu besimin e qytetarëve, se në Skenderaj nuk ka qenë aktiv”, shtoi Lushtaku.