Lushtaku: Pa të rrejt Agim Bahtiri s’ki çka kallxon, është mashtrues

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka folur sonte për humbjen e zgjedhjeve në Mitrovicë.

Ai ka thënë se PDK-ja me Valdete Idrizin i kanë fituar zgjedhjet në Mitrovicë, por në raundin e dytë të gjitha partitë u bënë bashkë për ta mposhtur PDK-në, shkruan Ballkani.info.

Duke folur për kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtirit, Lushtaku e ka quajtur atë mashtrues.

“Te na thojnë se pa te rrejt Agim Bahtiri s’ki çka kallxon”, ka thënë Lushtaku në Kallxo.

Ai ka pranuar se kanë ngrënë darkë më të, por ka insistuar se Bahtiri është mashtrues. /Ballkani.info/