Lushtaku me fjalë emocionuese për ditëlindjen e Thaçit: Burrat e mëdhenj të kombit lindin rrallë

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku i ka uruar ditëlindjen e 53-të ish presidentit Hashim Thaçi.

Me fjalë të mëdha për mikun dhe bashkëluftëtarin e tij, Lushtaku thotë se burra si Thaçi lindin rrallë, shkruan Ballkani.info.

Postimi i plotë:

Burrat e mëdhenj të kombit lindin rrallë. I tillë është miku e bashkëluftëtari im, Presidenti Hashim Thaçi. Ndonëse sot nuk mund të festojmë së bashku pasi Presidenti padrejtësisht nuk është me ne, i uroj ditëlindjen duke i dërguar të fala nga zemra. Jam krenar që kam pasur fatin të bashkërrugëtoj krah një kolosi të tillë! SL