Mërgim Lushtaku i PDK’së, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pasi Specialja mbajti sot seancë për Hashim Thaçin me 28 nëntor, Ditën e  Flamurit.

Lushtaku tha se mbajtja e seancës gjyqësore sot, më 28 nëntor, në një ditë pushimi për institucionet gjyqësore të Kosovës, është një tjetër dëshmi se Gjykata Speciale është e ndikuar dhe politikisht e manipuluar.

“Është e papranueshme që kjo Gjykatë, që pretendon të jetë institucion i drejtësisë, vazhdimisht po tenton të cënoj dinjitetin e krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë” shkruan Lushtaku.

Ai tutje thotë se ‘Në Ditën e Kombit, Specialja provon përsëri të ulë UÇK-në’.

Reagimi i plotë:

Në Ditën e Kombit, Specialja Provon Përsëri Të Ulë UÇK-në!

Mbajtja e seancës gjyqësore sot, më 28 nëntor, në një ditë pushimi për institucionet gjyqësore të Kosovës, është një tjetër dëshmi se Gjykata Speciale është e ndikuar dhe politikisht e manipuluar.

Është e papranueshme që kjo Gjykatë, që pretendon të jetë institucion i drejtësisë, vazhdimisht po tenton të cënoj dinjitetin e krerëve të UÇK-së që gjenden në Hagë.

Diskriminimi dhe trajtimi i padrejtë nuk kanë vend në një proces gjyqësor!