Deputetët e Kosovës kanë biseduar për projekt-kodin civil e prezantuar nga ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e që po kundërshtohet nga disa deputet e ndër ta është edhe Mergim Lushtaku.
Deputeti i PDK’së, Mergin Lushtaku, ishte më i zëshmi kundër projekt-kodit civil, i cili lejon martesat e të së njejtës gjini dhe mbështetë grupet e marxhinaluzaur.
Ai duke ju referuar kancelarës gjermane, Angela Merkel, duke thënë se ajo kishte votuar martesave të gjinisë së njejtës gjini.
“Edhe Merkel kishte votuar kundër martesave të gjinisë së njejtë. Jam pro familjes, dhe për arsye se bie ndesh me bindjen e mija personale edhe unë do të votoj kundër”, tha ai.
Ndërsa, ministri Selimi tha se është ruajtur familja tradicionale e martesës mes burrit dhe gruas, por por edhe normat afirmative duhet t’i respektojmë për t’i mbrojtur grupet e marxhinalizuara.
“E kemi obligim kushtetues ta bëjmë këtë”, tha ndër të tjera Selimi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Lushtakut i cili tha se ka bërë hulumtime dhe se mbi 10 shtete në Europë e kanë të rregulluar kodin civil vetëm martesat mes gruas dhe burrit.
“Ne i dimë të gjitha obligimet kushtetuese, por e drejta për familje është fakt që e rregullon secili shtet, mbi 10 shtete e kanë të rregulluar vetëm mes burrit dhe gruas”.
“Ky ligj të kthehet sepse unë personlasht jam kundër dhe ka deputetë të tjerë që se votojnë këtë projekt-kod.







