Lushtaku: Jemi në bisedime me deputetët joshqiptarë për Trustin – VV-ja po tregohet injorante ndaj kërkesave të qytetarëve

Partia Demokratike e Kosovës, po vazhdon t’i bindë deputetët e Kuvendit të Kosovës për ta votuar Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional.

Ndonëse ky Projektligj nuk e ka miratimin e mazhorancës, deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku i quan injorantë ndaj kërkesave të qytetarëve.

Lushtaku thotë se kanë diskutuar edhe me Fondin Pensional, dhe u është thënë se tërheqja e mjeteve nga ky Projektligj nuk paraqet ndonjë problem.

Kundërshtimet e VV-së, Lushtaku i ndërlidh me numrat në Kuvend, teksa thotë se kjo i ka bërë arrogantë.

“Ne jemi duke u angazhuar maksimalisht që t’i bindim së pari të gjitha institucionet e vendit, sidomos ato që kanë pjesën e përmbushjes së këtij ligji. Kemi diskutuar edhe me Fondin Pensional të Kosovës edhe ata na kanë thënë se asnjë problem për neve nuk ndërmerr nëse aprovohet ligji për tërheqjen e 30 për qind nga Fondi Pensional i Kosovës, dhe këtë drejtim ne e kemi parë arsyeshmërinë e aspektit ekonomik të përmbushjes së kësaj nisme, por sigurisht kjo pjesë mbete tek ndërgjegjja e deputetëve, sidomos të atyre të pozitës, sepse po tregohen injorant ndaj kërkesave të qytetarëve, po tregohen të shurdhër ndaj kërkesave të qytetarëve dhe fatkeqësisht kjo arrogancë ata po e arsyetojnë më votën që u ka dhënë qytetari më 14 shkurt që i kanë dhënë mbi 50 për qind dhe fatkeqësisht ne e dimë që kjo qeveri po mendon që demokracia përfundon vetëm në zgjedhje”, u shpreh ai për EO.

“Demokracia nuk është vetëm në kohën e zgjedhjeve, demokracia vazhdon është proces dhe në këtë formë gjithmonë konsultim me publikun do të vazhdojë çdo ditë për tërheqjen e Trustit sigurisht që ne do të shqyrtojmë edhe veprimet e tona karshi neglizhencës, arrogancës dhe karshi kësaj hipokrizie të madhe të Vetëvendosjes”.

Lushtaku ka thënë se habitet sesi deputetët e minoriteteve e përkrahin një Projektligj të tillë por jo edhe ata të Vetëvendosjes.

Ai thotë se shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë që ta përkrahin një nisme të tillë.

“Unë dhe të gjithë kolegët deputetë të opozitës jemi duke lobuar tek të secili deputetë të pozitës ata që janë shqiptarë dhe ata që nuk janë shqiptarë dhe besoj që në numër të madh do të kemi mbështetje edhe tek minoritetet, kur e shoh që minoritetet e Kosovës po mbështesim një ligj të trustit të Fondit Pensional të Kosovës për tërheqjen e 30 përqindëshit unë çuditem më deputetët e Vetëvendosjes s’i e kanë këtë qetësi të tyre kur çdo ditë përveç nesh si deputetë bëjmë thirrje tek këta, bëjnë thirrje edhe shumë qytetarë sikur janë gazetarët, shërbyesit civil, sikur janë policët, zjarrfikësit, sikur janë mësimdhënësit, të gjithë i bëjnë kërkesë çdo deputeti edhe ne që jemi pro na bëjnë thirrje sa më parë të votohet tërheqja e Trustit”, tha Lushtaku.

Tutje, deputeti i PDK-së, ka thënë se çdo Projektligj që iniciohet nga opozita nuk përkrahet nga pozita. Ai thotë se deputetët duhet të vendosin mbi interesat e qytetarëve të Kosovës.Madje sipas tij, deputetët e mazhornacës pyeten se kur do të votohet Trusti, për të cilën thotë se është nevojë imediate për shkak të krizës ekonomike.

“Deri më tani nuk merr asnjë mbështetje nga pozita kryesisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Guxo. Ne besojmë që deputetët në fund të ditës janë deputetë të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ata duhet të vendosin mbi interesat e partive politike dhe nëse ata nuk vendosin mbi interesat e partive politike më të vërtetë më nuk e kanë asnjë kredibilitet që t’i përfaqësojnë edhe qytetarët e vet”.“Nëse ata e bëjnë një statistikë personale të tyre si deputetë, besoj që në çdo takim pyesin nga qytetarët e Republikës së Kosovës se kur do të votohet Trusti, sepse kjo kërkesë nuk vjen se ne i kemi thënë pyeti ata qytetarë, sepse qytetarët i kanë komunikimet drejtpërdrejtë më deputetë, por me të vërtet është nevojë imediate që të kenë disa të hyra sa për t’i mbuluar shpenzimet e tyre të përditshme të vështirësuara për shkaka krizës ekonomike dhe me kjo më të vërtet kish lehtësuar jashtë mase krizën ekonomike çfarë përballohen familjet tona në këtë kohë”.