Mërgim Lushtaku

Lushtaku i PDK-së e pyet guvernatorin e BQK-së për konkursin për zv.guvernator, e fton Prokurorinë për hetim

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili, ka raportuar të mërkurën në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me MSA-në dhe rregulloret e BQK-së që parasheh ndalimin e dinarit.

Gjatë raportimit të Ismaili është pyetur nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku për konkursin e BQK-së, për zgjedhjen e zëvendësguvernatorit, Milot Cakaj.

Lushtaku pretendon që konkursi për Cakajn ka mundur të jetë i kurdisur nga BQK-ja.

Më tej, Lushtaku e ka pyetur edhe për raportimet se Milot Cakaj, ka qenë në lidhje me Jelena Bjellicën, informatore e BIA-s në Kosovë.

Guvernatori Ismaili ka thënë se konkursi është përsëritur pasi në herën e parë dokumentacioni i Cakajt nuk ka qenë i noterizuar ashtu siç është kërkuar në konkurs.

“Konkursi i parë që po iu referoheni zotëri eshtë shpallur me 19 gusht 2023. Në këtë konkurs kanë aplikuar 28 kandidatë, 18 janë zgjedhur për intervistim. Pas procesit të intervistimit asnjëri nga kandidatët nuk ka mbërri të kalojë 70 për qind të pragut sic ka qenë e përcaktuar në mënyrë analoge. Në rastin konkret që ju i referoheni, nuk e kalkuluar fare, për shkak të mungesës së dokumentacioneve, dokumentacionet e tij kanë qenë të panoterizuara siç ka kërkuar konkursi. Pavarësisht nga kapaciteti, përvoja e këto me radhë nuk janë marrë në konsideratë. Pastaj, është përseritu konkursi. Krahas të njëjtit proces ky që është shpallur me 19 gusht ka qenë i shpallur edhe për operacione financiare, në operacionet bankare kemi pasur kandidatë të suksesshëm, kanë qenë katër persona të suksesshëm dhe është emëruar një person i brendshëm. Në njërin kemi dështuar, njërin e kemi emëruar. Pastaj janë ripërsëritur konkurset. Zotri Cakaj ka dalë i pari në listën e kandidatëve, ku kanë aplikuar 15”. – ka shpejguar ai.

Ndërsa, Ismaili ka thënë se në BQK nuk ka vend askush që nuk plotëson integritetin profesion dhe të sigurisë kombëtare, si përgjigje ndaj diskutimeve që u bën për Cakajn.

“Sa i përket kërkesave të nevojshme për tu emëruar ju siguroj që të gjitha ato janë të respektuara sipas ligjit për BQK. Asnjë informate iu siguroj që nuk ka qenë e kësaj natyre, të paktën në BQK nuk ka ardhur, e po ashtu asnjë ankesë nuk është ushtruar ndaj procesit të përzgjedhjes të asnjërit nga ketë zëvendësguvernator. Në pyetjen a ka, nuk kishte pasur ndonjëherë. Një informatë të tillë ne në asnjë organ nuk e kemi pranuar, përveç që e kemi parë një postim publik që është bërë lajm.” – ka thënë ai.

Kjo mbledhje u ftua nga deputetët e opozitës brenda këtij Komisioni.

VIDEO BONUS: FSK furnizohet me 15 kamionë gjermanë, Kurti: Serbia është agresive, por kjo nuk na frikëson